Lajme

Berisha: Basha, një tip i dobët dhe frikacak! Sikur të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, foli për Bashën.

Berisha theksoi se Basha ishte një frikacak, që nuk përmenddte dot emrin e Ramës e nuk shkonte nëpër zona të caktuara kur kërcënohej. Ai shtoi se revolucioni i demokratëve nuk ndalet pa sjellë PD-në në pushtet.

Lexo më shumë  Bashkëpunimi ushtarak ShBA - Kosovë - Komandant Jashari takon gjeneralin amerikan Chris A. McKinney

“Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do ta kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak.

I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbusur këtë narko-shtet”, deklaroi Berisha.

Lexo më shumë  Kurti në forumin Itali-Kosovë për Agro Biznes: Kosova ofron klimë ideale për investime dhe partneritete serioze

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *