Lajme

Berisha akuzon Ramën si korruptor i McGonigal dhe kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar

Në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i saj, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke thënë se ai është “korruptori i McGonigal” dhe se nuk ka më vend si kryeministër i Shqipërisë.

Berisha po ashtu ka kritikuar Parlamentin dhe e ka quajtur “të padurueshëm për qytetarët” për shkak të ndërprerjeve të fjalimeve dhe fjalëve të ndaluara.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë

Tani ka vendosur që të hyjë në parlament. Kjo përben një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhorancës së tij. Parlamenti është kthyer absolutisht në kohën e diktaturës staliniste.“, tha Berisha.

Ai gjithashtu ka kërkuar ngritjen sa më parë të një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar rastin Rama-McGonigal, duke e quajtur veprimtarinë e grupit kriminal McGonigal në Shqipëri si shumëplanëshe dhe të ngërthyer me qeveritarë, zyrtarë, gjykatës dhe prokurorë në funksion të pushtetit të Ramës.

Lexo më shumë  Kurti në Prizren: Me rrugën Prizren-Tetovë do të vendoset drejtësi historike

Kryetari i PD-së, Berisha, ka theksuar gjithashtu se aktet e korruptimit të Ramës kanë kërcënuar sigurinë e SHBA-së në Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *