BallinaBota

Bëri vaksinën anti-Covid, infermierja tregon efektet anësore: Kisha ethe, ftohtë, isha e trullosur dhe me një temperaturë prej 40.5 gradë celsius

Një infermiere në SHBA që mori pjesë në provën e vaksiës anti-Covid  të Pfizer dhe BioNTech tregoi disa nga efektet anësore që përjetoi. Në një intervistë për mediat e huaja, ajo u shpreh se efektet anësore të vaksinës e bënë atë që të mendonte se mund të ishte infektuar me të vërtetë me Covid-19.

Kristen Choi pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës tha se efektet anësore ishin të papërballueshme dhe të shumta. Disa nga efektet që ajo ndieu ishin, dhimbje koke, të përziera, ethe dhe temperaturë dei në 40.5 gradë celsius. Më tej ajo tha se simptomat i ikën pas 24 orësh dhe këshilloi mjekët që të jenë të sinqertë me pacientët dhe t’i paralajmërojnë ata për efektet anësore.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

“Krahu im shpejt u bë i dhimbshëm në vendin e injeksionit, shumë më tepër sesa herën e parë. Në fund të ditës, u ndjeva mendjelehtë, e ftohtë, kisha të përziera dhe kisha një dhimbje koke të madhe. Shkova në shtrat herët dhe menjëherë më zuri gjumi. Rreth mesnatës, u zgjova duke u ndjerë më keq, kisha ethe dhe të ftohtë, isha e trullosur dhe e kisha të vështirë për ta ngritur krahun për shkak të dhimbjes së muskujve në vendin e injeksionit,” tha ajo.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në SHBA janë regjistuar 15,169,648 persona me Covid-19, ndërsa 288,984 të tjerë kanë humbur jetën.

YouTube player