BotaKryesore

Bëri homazhe në Prekaz, BIA serbe ndalon për 4 orë avokatin serb

Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, është mbajtur për katër orë në kufi nga BIA serbe e më pas është liruar.

Ai ka shkruar në ‘X’, se pasi është për 4 orë nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë, është lejuar të lëviz lirisht.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“ Zyrtarët e BIA-s që folën me mua kishin një qasje profesionale. Ata bënin pyetje që i interesonin dhe u sollën me shumë edukatë. Nuk ndjeva asnjë armiqësi pavarësisht dallimeve natyrore që kemi. Shpresoj që fjalët që dëgjuan nga unë do të jenë po aq ndriçuese sa janë. Paraburgimi im prej katër orësh (maksimumi ligjor) është rezultat i vendimeve të dikujt tjetër. Gjatë asaj kohe kemi pasur mundësi të shkëmbejmë mendime pa tension. Pa dyshim, ndoshta prokurori publik në Beograd mendon ndryshe. Të shohim kur të vijë”, shkroi ai në ‘X’.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë
YouTube player