Lajme

A po bëhet Shqipëria baza e emigrantëve të huaj për hesap të shteteve të tjera? Pas Italisë, edhe Gjermania kërkon kampe për refugjatët

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët duket se është parë më interes të madh në Gjermani, e kjo u lexua qartë edhe në komentet e kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder i cili pohoi se e sheh atë si një model të mundshëm për Evropën.

“Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, qe deklarata e Söder gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, të mbajtur në manastirin Banz. Madje, sipas kreut të ekzekutivit bavarez, modeli shqiptaro-italian është edhe më bindës sesa ai britanik që parashikon dërgimin e refugjatëve në Ruanda.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Kryeministri Rama nënshkroi këtë vjeshtë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, njëujdi për ngritjen e dy kampeve të emigrantëve në tokën shqiptare. Qëllimi është të frenohet emigracioni i paligjshëm përmes Detit Mesdhe drejt Italisë, e rrjedhimisht edhe drejt vendeve të tjera të bllokut europian. Edhe pse në të dyja vendet, zëra, sidomos opozitarë kanë ngritur dyshime nëse kjo marrëveshje është e realizueshme ligjërisht.

“Vlerësimi fillestar i shërbimit tonë ligjor është se marrëveshja Shqipëri-Itali është në fakt jashtë ligjit të BE-së”, u shpreh ajo, në një deklaratë që nënkupton se për pasojë, ujdia nuk ka përse dërgohet për shqyrtim para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën

Gjithë emigrimi i vetë shqiptarëve është duke lënë vendin pa njerëz për ta banuar, punuar. Duket sikur Kryeminstri Rama e ka gjetur si zgjidhje që të mundet ta ripopullojë Shqipërinë, por jo me shtetas të vetit, por me çdo popull tjetër. Së shpejti Shqipëria do të jetë vendi ku i gjejmë popujt e botës dhe atë të atyre vendeve më të varfëra.

Rruga Press

YouTube player