KryesoreLajme

Beogradi paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak, reagon Kamberi: E papranueshme, banorët e Luginës së Preshevës ta refuzojnë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Beogradi paralajmëroi shërbim të detyrueshëm ushtarak, reagon Kamberi: E papranueshme, banorët e Luginës së Preshevës ta refuzojnëShaip Kamberi

Duke komentuar paralajmërimin e autoriteteve në Serbi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Kamberi ka thënë se këto janë të papranueshme.

Lexo më shumë  PPNEA: Vizita e Kushner dhe Ivanka Trumpit lidhet me ndërtimin e një qyteti të ri në Zonën e Mbrojtur Vjosë–Nartë

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse lëvizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandër Vuçiç është i papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi në Facebook.

Deputeti shqiptar më tej ka thënë se Serbia sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje.

Madje sic ka thënë, përkundrazi rasti i 24 shtatorit vitit të kaluar në Banjskë ka treguar për cenimin e integritetit të vendeve fqinje dhe kush synon agresorin.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq

“Rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, ndryshe vendimet e këtilla luftënxitëse vetëm sa na rikthejnë në vitet e 90-ta”, shkroi Kamberi.

YouTube player