Bota

Ben Wallace: Pushtimi rus ka dështuar

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin  nuk ka gjasa që të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës.

Wallace tha se pushtimi rus “ka filluar të dështojë”, pasi premtoi më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për mbrojtjen e Ukrainës, shkruan The Guardian.

Sekretari i Mbrojtjes tha se ishte e rëndësishme të kuptohet se luftimet dhe humbjet e jetëve po ndodhin ende, por shtoi se Rusia “po fillon të dështojë në shumë fusha”.

Lexo më shumë  Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

“Pushtimi i tyre ka dështuar dhe është rimodifikuar vazhdimisht në masën që ata me të vërtetë janë duke u fokusuar vetëm në pjesë të jugut dhe në lindje, një rrugë e gjatë e shumë larg operacionit të tyre të ashtuquajtur special treditor”, theksoi ai.

Britania është zotuar se do të ndajë 300 milionë euro shtesë, përfshirë sistemet raketore me precizitet të lartë që mund të godasin shënjestrat në largësi prej 80 kilometrash.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak: Rusia do të mposhtet nëse e sulmon NATO-n

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *