Lajme

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i Top Channel

Dorëhiqet nga drejtimi i Top Channel Ben Blushi.

Vendimi i ish-politikanit vjen katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel.

Televizioni Top Channel, në kohën kur Blushi u emërua, kishte pak kohë që kishte nisur një kurs kritik me qeverinë, por brenda pak muajve nga emërimi i Blushit, ky kurs ndryshoi sërish. Top Channel është akuzuar si një televizion i rreshtuar krah qeverisë së Edi Ramës. 

Lexo më shumë  Ministri britanik në Kosovë – flasin me Sveçlën për sigurinë kufitare

Nuk dihen ende shkaqet e dorëheqjes së Blushit, por prezenca e tij në Top Channel është shoqëruar shpesh me polemika. 

Ai ka qenë gjithashtu nën fokusin e akuzave nga partitë, kryesisht nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha në lidhje me inceneratorët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *