Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i Top Channel
Dorëhiqet nga drejtimi i Top Channel Ben Blushi.
Vendimi i ish-politikanit vjen katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel.
Televizioni Top Channel, në kohën kur Blushi u emërua, kishte pak kohë që kishte nisur një kurs kritik me qeverinë, por brenda pak muajve nga emërimi i Blushit, ky kurs ndryshoi sërish. Top Channel është akuzuar si një televizion i rreshtuar krah qeverisë së Edi Ramës.
Nuk dihen ende shkaqet e dorëheqjes së Blushit, por prezenca e tij në Top Channel është shoqëruar shpesh me polemika.
Ai ka qenë gjithashtu nën fokusin e akuzave nga partitë, kryesisht nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha në lidhje me inceneratorët.
Rruga Press