KryesoreLajme

Belinda Balluku ‘lan duart’/ Qeveria ia ngec inceneratorët Mirela Kumbaros

Një akt ende jo publik i qeverisë ka caktuar ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si autoriteti përgjegjës për menaxhimin e mbetjeve. Kapitali.al ka mësuar se dy javë më parë institucionet që menaxhojnë sektorin e mbetjeve, përfshirë ato që kanë nën administrim 3 kontratat koncesionare të inceneratorëve janë njoftuar se autoriteti përgjegjës për këtë fushë do të jetë ministria e Mirela Kumbaros.

Menaxhimi i mbetjeve është shndërruar në një patate të nxehtë, teksa të gjithë kërkojnë që të qëndrojnë larg saj. Deri një vit më parë, ministria përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve ishte ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës. Por përmes një vendimi të beftë, Këshilli i Ministrave e hoqëi këtë sektor nga përgjegjësia e ministrisë së Energjisë duke e lënë jetim.

Vendimi ishte një kërkesë e Belinda Ballukut për të larë duart me përgjegjësinë e mbetjeve dhe veccanërisht atë të inceneratorëve. Por pasi ndenji për më shumë se një vit jetime, tashmë përgjegjësia e menaxhimit të mbetjeve dhe administrimit të inceneratorëve i është ngecur Mirela Kumbaros.

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Aktualisht inceneratorët kërkojnë vendimarrje për disa ccështje delikate. Së pari është ccështja e Fierit. Qeveria shqiptare ka paguar mbi 33 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit në Fier. Por vepra nuk punon për shkak se kërkon edhe disa pajisje të tjera shtesë.

Në muajt e parë të sekuestrimit nga shteti, administratori shtetëror i ngarkuar nga qeveria për inceneratorin e Fierit, Farudin Arapi deklaroi se nevojiteshin dhe 3 milionë euro të tjera që vepra të përfundonte plotësisht dhe hynë në punë. Por Belinda Balluku nuk e autorizoi prokurimin dhe inceneratori i Fierit mbetet ende i papërfunduar duke shërbyer tashmë thjesht si landfill.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Së dyti, një tjetër vendimarrje delikate është ajo që ka të bëjë me Tiranën. Në landfillin e Sharrës, gjendja është emergjente për shkak të ezaurimit të kapaciteteve. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara ka lëshuar dhe zyrtarisht alarmin se nuk ka më vend ku të depozitojë mbetjet duke paralajmëruar kolapsin nëse qeveria nuk miraton leje ndërtimi për landfill shtesë. Por deri tani thirrjet e Agjencisë kanë rënë në vesh të shurdhër dhe situata mbetet emergjente.

Tashmë këto vendimarrje kalojnë në përgjegjësinë e Mirela Kumbaros. Një test delikat ky për ministren e Turizmit, pasi deri më tani shumica e zyrtarëve që kanë patur vendimarrje në aferën e inceneratorëve kanë përfunduar të akuzuar nga SPAK ose edhe të arrestuar.

YouTube player