Lajme

Belind Këlliçi flet me emra: Ja kush po bën “kërdinë” në Tiranë

Policia Bashkiake në Tiranë dhe IMT-ja gjobit për një dritare të hapur apo për rregullime në avllinë e shtëpisë.

Ishte kjo deklarata e kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi në studion e “Now me Erla Mëhilli”.

“Kam pasur prova për këtë çështje, kam folur për këtë kullë, kam folur për kompaninë, kam folur për ndërtuesin, kam pasur sinjalizime për një rast të ngjashëm në rrugën Myslym Shyri, në hyrje të tregut çam për një individ që marr akuza çdo ditë në telefonin tim që quhet Arben Maloku, që dhe ky ka marrë nga 6 milionë dollarë nga bashkia, ndërkohë që ishte punonjës i bashkisë. Ka ndërtuar nja 2700 metra katrorë pa leje, nja 5 kate pa leje, një pallat tjetër në Tiranë dhe e kam përmendur me emër sepse kam fakte,” – u shpreh Këlliçi.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Evropë të dietës ushqimore

Ai shtoi se për këdo që ka fakte dhe prova do t’i bënte publike dhe do t’i denonconte parregullsitë, qofshin këta edhe oligarkët më të mëdhenj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *