Bota

Belgjika i kthehet metodës së vjetër, zgjatet me 10 vjet prodhimi i energjisë bërthamore

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë detyruar Belgjikën që të zgjasë me 10 vjet prodhimin e energjisë bërthamore përmes dy reaktorëve të vendit të cilët ishin planifikuar të mbylleshin në 2025 në kuadër edhe të agjendave të gjelbra.

Belgjika duket se ka ndryshuar mendjen për daljen nga energjia bërthamore për shkak të luftës në Ukrainë.

Kryeministri i vendit, Aleksander De Kroo, tha se dy reaktorët e saj të cilët supozoheshin të dilnin nga përdorimi deri në vitin 2025 do të jenë në funksion edhe për 10 vjet të tjera.

Lexo më shumë  Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim

“Është e rëndësishme që qeveria tregoi këtë vullnet politik për të zgjatur dy reaktorët për një periudhë 10-vjeçare.”

Nismat e Belgjikës për të hequr dorë nga energjia bërthamore ishin pjesë të agjendës së gjelbër e cila u përqafua edhe nga vende të tjera evropiane.

Sipas planit origjinal, të propozuar në vitin 2003, Belgjika duhej të ndërtonte një termocentral gazi në veri të Brukselit dhe të mbyllte dy reaktorët e saj bërthamorë deri në vitin 2025.

Edhe Gjermania ka planifikuar të mbyllë të gjitha centralet e saj bërthamore deri në fund të vitit 2022 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar pas Fatkeqësisë së Fukushimës në Japoni.

Lexo më shumë  Gjermania tërheq të dërguarin e saj në Rusi pas një sulmi kibernetik

Zgjatja e punës së dy reaktorëve do të vjen për shkak të zotimit të Bashkimit Evropian për të minimizuar varësinë nga gazi natyror rus.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se vendi do të përshpejtojë punën në energjinë e rinovueshme, por pa specifikuar se çfarë lloj energjie.

Dy reaktorët bërthamorë së bashku bëjnë 35% të kapacitetit të energjisë bërthamore të vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *