Sport

Befason ‘mbretëresha’ e gjimnastikës: “Kam demonë në kokë, duhet të mendoj për shëndetin tim”

Një avari e vërtetë emocionale gjatë lojërave të “Tokyo 2020”. Simone Biles nuk kërkon justifikime ose fshihet pas lëndimeve: tërheqja e saj e bujshme nga ekipi i gjimnastikës artistike, që ndoshta i kushtoi medaljen e artë ekipit amerikan, është për shkak të stresit: “Unë duhet të përqëndrohem në gjendjen time mendore dhe të mos rrezikoj shëndetin dhe mirëqenien time”.

Një rrëfim i hapur, i denjë për një kampione të jashtëzakonshëm që bëri historinë e gjimnastikës artistike botërore. “Nuk kam më besim te vetja si më pare, – shpjegoi 24-vjeçarja amerikane, fituese e katër medaljeve të arta në Rio 2016 dhe gjimnastja e parë në histori, që ka fituar pesë tituj botërorë në garën individuale.

“Nuk e di nëse është një çështje moshe, po ndjehem pak më nervoze tani kur të ngjitem në platformë”. Më pas shtoi: “Nuk po e shijoj veten si më parë. Sapo shkel platformën, jemi vetëm unë dhe koka ime… dhe në të ka demonë me të cilët duhet të përballem”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *