Lajme

Bedri Hamza thotë se nuk e mbështesin Vjosa Osmanin: Çështja e presidentit është çështje e mbyllur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit ka përsëritur se për PDK-në kjo çështje është e mbyllur.

I pyetur nëse votojnë për një kandidat nga familja Jashari, Hamza ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim për ndonjë kandidat nga kjo familje, mirëpo për Vjosa Osmanin, ai nuk ka shprehur mbështetje.

Lexo më shumë  Si manipuloi BIA serbe raporte të OSBE-së kundër Kosovës, përmes Jelena Gjukanoviq

Hamza deklaroi para mediave se Osmani mund të zgjidhet presidente edhe për një mandat tjetër edhe pa votat e PDK-së.

“Nuk mund të flasim mbi bazën e situatava hipotetike. E ruajmë vlerësimin dhe konsideratën më të lartë për familjen Jashari. E kemi dhënë qëndrimin tonë dhe qëndrimi ynë nuk ndryshon. Zyrtarisht i kemi vetëm dy kandidatë. Kemi thënë që fillimisht të ketë marrëveshje mbi parime të caktuara dhe pastaj të vijmë dhe t’i propozojmë emrat. Emrat nuk kemi thënë që duhet të jenë nga PDK-ja. Po qe se LDK-ja e sjell Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, mund të zgjidhet me votat me Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, ndoshta edhe deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Lexo më shumë  Ministri i Brendshëm, Sveçla pas dënimit të spiunes së Serbisë: Asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet

Rruga Press

YouTube player