Bebe Rexha këngëtarja shqiptare me famë botërore, mori nominimin e parë si artiste e pavarur në ‘MTV Video Music Awards’
Bebe Rexha ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj, duke marrë nominimin e parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur.
Këngëtarja shqiptaro-amerikane është nominuar në kategorinë “Best Dance” për hitin e saj “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithles
Lajmin për nominimin, Rexha e ka pritur me shumë emocion dhe e ka ndarë menjëherë me fansat e saj në Instagram.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shihet në studio, teksa një prej asistentëve të saj i tregon se ajo sapo ka marrë nominimin për çmimet prestigjioze MTV VMA. Reagimi i saj është i menjëhershëm, me Rexhën që e përjeton lajmin me shumë gëzim dhe emocion.
Për këngëtaren, ky nominim ka një rëndësi të veçantë pasi është arritur në një periudhë kur ajo vepron si artiste e pavarur, pa mbështetjen e një kompanie të madhe diskografike pas saj.
“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë dhe si ARTISTE E PAVARUR 💃 ‘NEW RELIGION’”, ka shkruar Rexha, duke iu drejtuar me këtë mesazh fansave të saj, të njohur si “Rexhars”.
Rruga Press

