Lajme

Beatriçe dhe Kola flasin pas kualifikimit për në finalen e Eurovision 2025

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përshkruan emocionet e tyre pas performancës në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025 dhe për momentin kur u kualifikuan në finale.

Në një intervistë të shkurtër për platformën WiwiBloggs, Beatriçe u shpreh plot gëzim: “Jemi shumë të lumtur. Ishte një ndjesi e mrekullueshme të shihje aq shumë njerëz që të jepnin fuqi. Ishte e bukur, e paharrueshme”.

Lexo më shumë  “Nuk prisnim që në 2026 Osmani të pushtonte Vlorën”/ Shehaj: Ramës i ka ardhur fundi, i fali kompanisë 88.8 ha tokë publike

Shprehu mirënjohje për energjinë që morën nga publiku dhe emocionin që e përjetoi në çdo sekondë të performancës.

Nga ana tjetër, Kola në një mesazh drejtuar veçanërisht publikut shqiptar, falënderoi ata që i mbështetën: “Faleminderit të gjithë shqiptarëve që na kanë votuar, se e dimë që na keni votuar të gjithë. Të vazhdojmë kështu deri në fund”.

Tani sytë janë drejt së shtunës, më 17 maj, kur do të mbahet finalja e Eurovisionit 2025.

Lexo më shumë  Protestë maratonë që prej orës 10:00/ Qytetarët nisen drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi!

Të njëjtit do të kenë mundësinë të ngjiten në skenë edhe një herë për të përfaqësuar Shqipërinë.

“Zjerm” po konsiderohet si një nga këngët më të mira që ka përfaqësuar Shqipërinë në vitet e fundit.

Rruga Press

YouTube player