Bota

“BE, shumë pranë arritjes së marrëveshjes për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse”

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, vendet e BE-së u përpoqën të premten, të arrinin një marrëveshje për një embargo për dërgesat detare të naftës ruse, por kjo do të lejonte dërgesat përmes tubacioneve.

Ky është një kompromis për të frenuar reagimet e Hungarisë, e cila është shumë e varur për energji nga Moska, në mënyrë që vendi t’u hapi rrugën sanksioneve të reja kundër Rusisë.

Lexo më shumë  Zbulohen 392 palestinezët e varrosur të gjallë nga ushtria izraelite në varrezat masive të spitalit Nasser

Një marrëveshje mund të arrihet nga të dërguarit e qeverive të Bashkimit Evropian në Bruksel të dielën, në kohë që liderët e tyre ta miratojnë atë në samitin e 30-31 majit, thanë zyrtarët, duke vënë në dukje urgjencën pas dështimit të gati një muaji negociata.

Hungaria, e cila nuk ka miratuar paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, thotë se ndërprerja e importeve të naftës ruse do të ishte një goditje për ekonominë e saj, sepse vendi nuk mund të merrte lehtë naftë nga gjetkë.

Lexo më shumë  Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Kjo ka vonuar zbatimin e elementeve të tjerë të paketës së sanksioneve: shkëputjen e bankës më të madhe ruse, Sberbank (SBMX.MM), nga sistemi SWIFT, ndalimin e transmetuesve rusë nga BE dhe shtimin e më shumë oligarkëve në listën e sanksioneve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *