Bota

BE rrit gatishmërinë e misionit detar në Detin e Kuq pas sulmeve të Huthive

Bashkimi Evropian ka rritur nivelin e gatishmërisë së misionit të tij detar në Detin e Kuq, pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se anijet e misionit “Mburoja e Bashkimit Evropian” kanë rritur gatishmërinë, ndërsa vijojnë misionet e shoqërimit të anijeve tregtare. Vendimi vjen pas sulmeve të rebelëve Huthi në rajon, përfshirë sulmet ndaj Arabisë Saudite.

Lexo më shumë  Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, Çupiq konfirmon vazhdimin e politikës së Vuçiqit ndaj Moskës

Kallas i cilësoi sulmet e Huthive si të papranueshme dhe tha se ato dëmtojnë ekonominë globale.

Ajo bëri të ditur gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm saudit, Faisal bin Farhan, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Riadin. Një ditë më parë, Bashkimi Evropian dënoi sulmet e Huthive të mbështetur nga Irani ndaj territorit saudit dhe shprehu “solidaritetin e plotë” me Arabinë Saudite.

Lexo më shumë  Britania u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve për t’i përgatitur për mundësinë e mobilizimit

Misioni detar evropian, i nisur në vitin 2024, synon të mbrojë anijet tregtare nga sulmet e rebelëve Huthi në Jemen. Aktualisht, misioni “Mburoja” përfshin tre anije ushtarake që operojnë për mbrojtjen e trafikut detar në Detin e Kuq.

Rruga Press

YouTube player