BallinaBota

BE: Polonia dhe Hungaria arrijnë kompromis për buxhetin mbi 1,8 trilion euro

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë zgjidhur ngërçin rreth buxhetit të rimëkëmbjes dhe atij shtatëvjeçar pas vetos së Polonisë dhe Hungarisë.

Në mbyllje të samitit të së enjtes në Bruksel, shtetet anëtare thanë se buxheti afatgjatë 2021-2027 prej 1,1 trilionë euro dhe fondi special 750 miliardë euro për pasojat e koronavirusit, do u shpërndahet palëve sipas një mekanizmi që vlerëson nivelin e sundimit të ligjit në secilin vend.

Për të marrë kompromisin e Varshavës dhe Budapestit, fondet nuk do u mbahen shteteve përfituese pa u shprehur fillimisht Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Kushtëzimi i buxhetit me çështjet e pavarësisë së gjyqësorit, të medieve apo me respektimin e vlerave bazë të demokracisë, ishte kontestuar prej javësh nga kryeministri polak, Mateus Moraviek, dhe ai hungarez, Viktor Orban.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Mateus Moraviek: Luftuam për të drejtat tona. Luftuam për qartësinë e ligjit, dhe që traktati ynë të mos anashkalohej me një ligj sekondar. Kjo u bë e mundur falë bashkëpunimit tonë.”

Viktor Orban: Ky ishte vetëm një hap. Ai më i vështiri mbetet ratifikimi i marrëveshjes nga parlamenti kombëtar. Me modesti mund të themi se ne shpëtuam unitetin e Unionit. Debati nuk ishte për sundimin e ligjit, rregullat, problemet financiare: ishte për të ardhmen e Bashkimit Europian.

Samiti maratonë i një dite më parë diskutoi edhe çështjen e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak se vendi vazhdon të kërkojë për gaz e naftë në ujërat territorialë të Greqisë në Mesdheun Lindor.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Individë dhe kompani të reja u shtuan në listën e zezë me arsyen e veprimeve të njëanshme dhe provokimeve turke, ndërsa janë paralajmëruar sanksione shtesë nëse vendi nuk tërhiqet.

Deri në orët e para të së premtes vijoi edhe debati për temën e ndryshimeve klimatike, por shtetet anëtare të BE-së nuk gjetën dakordësi për sa i përket reduktimit të shpejtë të shkarkimit të gazrave të karbonit në 2030-ën, dhe prodhimit të energjisë plotësisht të gjelbër më 2050-n.

YouTube player