Bota

BE përditëson listën e vendeve për të cilat mund të hiqen kufizimet e udhëtimit

Bashkimi Evropian shtoi 4 vende të reja në listën e vendeve të cilat mund të përjashtohen nga kufizimet e udhëtimit të zbatuara për shkak të COVID-19.

Në një deklaratë nga Këshilli Evropian thuhet se përditësimi i listës i cili përfshin vendet që rekomandohet heqja në mënyrë graduale e kufizimeve që zbatohen për udhëtimet jo të detyrueshme.

Me përditësimin e fundit, vendet e BE-së mund të heqin kufizimet e udhëtimit për Argjentinën, Kolumbinë, Namibian dhe Perunë.

Në listë më parë ndodheshin Australia, Kanadaja, Kili, Jordania, Kuvajti, Zelanda e Re, Katari, Ruanda, Arabia Saudite, Singapori, Koreja e Jugut, Ukraina, Uruguaji, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo më shumë  Ngec Bordi i Paqes së Trumpit për rindërtimin e Gazës

Në listë theksohej se vendet e BE-së mund të mbajnë hapur kufijtë e tyre edhe për Kinën nëse lejohet udhëtimi për shtetasit e tyre.

Lista e BE-së mbart cilësinë e rekomandimit për vendet anëtare dhe nuk është e detyrueshme. Lista në fjalë përditësohet një herë në çdo dy javë.

Nga vendet në listë mund të lejohen udhëtimet turistike në BE ndërkohë që për udhëtarët mund të zbatohen edhe disa masa si testi dhe karantina.

Lexo më shumë  Kryeministri hungarez, Magyar: Ballkani sa më parë në BE, para se ta humbim kredibilitetin para atyre vendeve

Ndërsa për vendet që nuk përfshihen në listë vazhdojnë kufizimet e udhëtimit të vendeve të BE-së.

Në mars 2020 për të parandaluar përhapjen e pandemisë, BE-ja krahas 27 vendeve anëtare vendosi kufizime për udhëtimet jo të detyrueshme ndaj Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës të cilat janë pjesë e rajonit Schengen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *