Bota

BE: Mbështesim negociatat e paqes, por me Ukrainën në tavolinë

Bashkimi Europian mbështet negociatat për paqe në Ukrainë, por thekson se ato duhen bërë vetëm me Kievin në tryezën e bisedimeve. Po ashtu, Brukseli thotë se Ukraina duhet të marrë vendime të pavarura dhe sovrane.

“Bashkimi Europian vazhdon të mbështesë negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës së agresionit rus, me Ukrainën në tavolinë dhe ku ajo mund të marrë vendime të pavarura e sovrane, të cilat BE-ja do t’i mbështesë”, tha për agjencinë e lajmeve italiane, ANSA një zëdhënës i Komisionit Europian.

Lexo më shumë  Delegacioni amerikan dhe ai iranian në takime të ndara me kryeministrin e Pakistanit

Reagimi erdhi pas takimit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin që pritet të mbahet me 15 gusht. Presidenti hodhi idenë se mund të duhet një shkëmbim territoresh nga ana e Ukrainës për të arritur një marrëveshje. Kjo është hedhur poshtë nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Rruga Press

YouTube player