Bota

BE mbyll kufijtë për kamionët ruse, rradhë prej 80 km në kufirin polak

Kufiri europian që prej së dielës është mbyllur për kamionët që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia,  një nga pasojat e sanksioneve europiane ndaj Moskës, që kanë hyrë në fuqi të shtunën, sipas europa.today.it

Skadimi i afatit ka detyruar qindra shoferë të dy vendeve që të vihen në rradhë me kamionët e tyre për t’u larguar nga teritori i Bashkimit Europian duke krijuar një rradhë të gjatë 80 kilometra në kufi mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ata kanë qëndruar pa lëvizur rreth 33 orë. Rradhë të gjata u regjiistruan dhe në kufijtë me Liruaninë dhe Letoninë. Është e pamundur që të gjithë shoferët të kenë arritur të dalin në kohë. Ka shumë pak përjashtime në këtë rast: përjashtohet transporti i ilaçeve, postës apo prodhimeve të naftës.

Që nga e diela, çdo mjet tregtar me targë ruse apo bjelloruse nuk do të mund të transportojë mallra që nuk hyjnë në kategoritë e lartpërmendura. Bjellorusia deklaroi të premten se do të merrte të njëjtën masë ndaj kamionëe europian. Ndërkohë në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, një zonë kritike si pasojë e krizës më të fundittë emigrantëve, u mbajt një manifestim në shenjë solidariteti me popullin ukrainas.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Gjithashtu edhe anijet ruse janë ndaluar të zbarkojnë në portet në Belgjikë, Bullgari dhe Itali.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *