BE: Lëvizja e energjisë ekologjike po përhapet
Lëvizja qytetare për energji në Bashkimin Europian është duke u zgjeruar, dhe megjithëse me hope dhe në fillimet e saj, ajë është duke përfshirë edhe jugun dhe qendrën e Europës lindore, ku kolektivat e energjisë ekologjike kanë qenë të panjohura deri para pak kohësh.
Forca nxitëse për këtë përhapje ka të bëjë kthesën e bërë në vitin 2019 në legjislacionin e BE-së, që parashikon që deri në vitin 2024, komunitetet e energjisë ekpologjike duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë aktivitetin e tyre në çdo shtet anëtar të BE-së, ashtu siç kanë bërë mijëra prej tyre krijuar më parë në veri të kontinentit.
Në fund të këtij viti, çdo vend i BE-së duhet të ketë bërë përshtatjen e legjislacionit, që i jep mundësinë kolektivave qytetare të energjisë së regjenerueshme të prodhojnë energjinë për vete, të operojnë parqet e tyre të energjisë dhe të shesin dhe ndajnë me të tjerët energjinë që prodhojnë.
Kjo gjë do të kontribuojë në shumë mënyra që deri në vitin 2050, BE të mos emetojë më dioksid karboni, duke arritur kështu synimin kryesor të Marrëveshjes ekologjike europiane, European Green Deal.
Më shumë se sa vetëm brez i energjisë ekologjike
Megjithëse kthimi i konsumatorëve të energjisë në prosumer (njerëz që e prodhojnë vetë energjinë që konsumojnë) është shumë i rëndësishëm për kolektivat e energjisë ekologjike, këto komunitete janë shumë më tepër se sa vetëm prodhues energjie ekologjike.
Lëvizja e energjisë qytetare ka lindur në Gjermani dhe Danimarkë në vitet 1980-të dhe ka të bëjë me demokratizimin e energjisë, një sektor me strukturë shumë hierarkike dhe procedura jo transparente.
Në të kaluarën, konsumatorët i kanë pas paguar faturat e energjisë dhe kanë pas fituar akses në ngrohje dhe energji me një lëvizje gishti, pa bërë shumë pyetje. Bizneset e pista me nxjerrjen e mineraleve dhe prodhimin e energjisë ndodhnin diku gjetkë, larg popullsisë dhe shpesh kanë qenë zhvendosur në vende të tjera. Ndërmarrjet publike korrnin fitime të mëdha, po ashtu pa bërë shumë pyetje.
Modeli i kooperativave në Gjermani
Por ndotja e ajrit, rreziku i centraleve atomike dhe ndryshimi i klimës i bënë qytetarët e shqetësuar të detyroheshin të nisnin aksionet.
Në Gjermani, pionierët e parë që organizuan qytetarët dhe mblodhën para për të blerë ferma diellore, parqe me mullinj ere dhe madje rrjete të tëra energjie, u mbështetën në një model shoqërie të shekullit të 19-të, modelin e “Genossenschaften” (kooperativave). Në vitet 1990-të, ata fituan të drejtën t’ia shisnin prodhimin e tyre ndërmarrjeve publike dhe në vitin 2000, të siguronin çmime të rregulluara që jepnin mundësi për të marrë mbrapsht investimin e bërë.
Rritja e numrit të kooperativave ka qenë hapi i parë i rëndësishëm për tranzicionin energjetike të Gjermanisë “Energiewende,”frutet e të cilës kanë bërë që më shumë se gjysma e energjisë elektrike të vendit, të prodhohet me rrugë ekologjike.
Kolektiva të mëdhenj dhe të vegjël
Tani në Europë ekzistojnë lloje të ndryshme kolektivash energjie. Por sot ato nuk fokusohen vetëm në mos emëtimin e dioksidit të karbonit dhe në energjinë e prodhuar nga era, por edhe në rritjen e eficiencës energjetike, ruajtjen e energjisë që nuk përdoret, biomasat, transportimin e qëndrueshëm dhe fleksibilitetin.
Disa prej kolektivave janë të vogla, me një numër të vogël anëtarësh, por të tjera sipër shembull EWS Schönau në Gjermani dhe Ecopower në Belgjikë, furnizojnë me energji të regjenerueshme dhjetra mijëra ekonomi shtëpiake. Organizata joqeveritare me qendër në Bruksel, Rescoop.eu, që mbështet me vendosmëri energjinë e prodhuar nga qytetarët, vlerëson se ekzistojnë 2250 kooperativa energjie që mbahen nga 1,5 milionë qytetarë në gjithë kontinentin.
Kooperativat e energjisë janë jo-fitimprurëse, projekte me bazë vullnetare që janë organizuar në mënyrë demokratike. Anëtarët e kooperativave mund të ndajnë me të tjerët të ardhurat e nxjerra nga kooperativa dhe zakonisht mund të blejnë energjinë që ju nevojitet me çmime që janë më të ulta se sa çmimet e tregut.
Në shumë kooperativa, secili anëtar ka në dispozicion një votë për marrjen e vendimeve, pavarësisht nga sasia e aksioneve që ka në kooperativë.
Zbatim jo i njëjtë i ligjeve në Europë
Legjislacioni i BE-së, që është pjesë e Paketës së energjisë ekologjike për të gjithë europianët, e vendos në një nivel të ri fenomenin e energjisë qytetare, megjithëse në disa vende ka ende shumë për të bërë derisa kolektivat e energjisë ekologjike të përparojnë.
Ky ka qenë rezultati i arritur nga pesë gazetarë në Bullgari, Kroaci, Gjermani, Greqi dhe Poloni, të cilët bashkëpunuan për të shkruar serinë me artikuj të Deutsche Welles, për komunitetet e energjisë ekologjike përtej kufijve, në vitin 2024.
Gjermania duhet të lejojë ndarjen e energjisë me të tjerët
Në Gjermani, fokusi ka qenë në kooperativën energjetike të qytetarëve në Rhein -Sieg, vendosur në Siegburg, në perëndim të Gjermanisë. Kjo kooperativë me 350 anëtarë ka 14 pika fotovoltaike në dhe përreth qytetit, si dhe një sipërmarrje për shpërndarjen e automjeteve elektrike./dw
Rruga Press