Lajme

BE konfirmon nisjen e takimit mes Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

Kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ndodhën në Bruksel ku sot do të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut.

Nga BE-ja kanë bërë të ditur për mediat se takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit me ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak ka nisur në orën 09:30.

Fokusi i këtij takimi do të jetë zbatimi i plotë i marrëveshjes së 27 shkurtit e arritur mes palëve për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe hapat drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Takimi ndërmjet dy kryenegociatorëve në Bruksel është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Më 10 korrik, Bashkimi Evropian dhe Kosova ranë dakord për një sërë hapash që Kosova duhet t’i ndërmarrë si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën e krijuar në veri të vendit.

Rruga Press

YouTube player