BE-ja vendos: Embargo naftës ruse
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur të mërkurën në Parlamentin Evropian për propozimet për një raund të madh sanksionesh ndaj Rusisë, shkruan BBC-ja. Von der Leyen ka thënë se propozimet e fundit përfshijnë ndalimin e plotë të importit të naftës ruse, duke shtuar: “Ne do ta heqim gradualisht furnizimin rus të naftës bruto brenda gjashtë muajve”.
“BE-ja do të planifikojë gjithashtu të ndërpresë produktet e rafinuara ruse deri në fund të vitit”, ka thënë ajo.
Raundi i gjashtë i sanksioneve do të ndalojë tre transmetues shtetërorë rusë nga transmetimi në vendet e Bashkimit Evropian.
Ky raund sanksionesh do të listojë oficerët e lartë ushtarakë dhe individët e tjerë që kanë kryer krime lufte në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.
“Ne e dimë se kush jeni, ju nuk do të shpëtoni”, ka thënë Von der Leyen.
Von der Leyen konfirmoi se banka më e madhe ruse, Sberbank, do të shkëputet nga sistemi i transaksioneve bankare SWIFT.
Rruga Press