KryesoreLajme

BE-ja publikon agjendën, takimi trepalësh nis në ora 18:00

Bashkimi Evropian (BE) ka publikuar agjendën e takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut.

Siç njofton BE-ja, në ora 14:45, kryediplomati evropian, Josep Borrell pritet të flasë për media para se të takojë dy liderët e vendeve.

Lexo më shumë  Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin e tij

Në ora 16:30, Borrell do ta takojë Kurtin ndërsa në ora 17:00 do ta takojë Vuçiqin.

Pas takimit bilateral, në ora 18:00 pritet të mbahet takimi trepalësh.

E pas takimit trepalësh, Borrell pritet të flasë sërish për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel për një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së.

Lexo më shumë  Eurodeputeti austriak, Waitz: Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 14 shtator të vitit të kaluar.

Kurti ka këmbëngulur në nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Vuçiq ka refuzuar.

YouTube player