BotaKryesore

BE-ja po shqyrton masa kundër naftës e gazit rus

Bashkimi Evropian është duke diskutuar për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë, në përpjekje për të mbajtur këtë vend nën presion për të ndalur luftën në Ukrainë, ka thënë të hënën ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod.

“Nga pala daneze, ne do të jemi të gatshëm të vazhdojmë sa më shumë që të mundemi për të gjetur konsensus mbi sanksionet, duke përfshirë edhe energjinë”, ka thënë Kofodi para gazetarëve para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

Lexo më shumë  Kurti jep detaje nga takimi me ambasadorët e QUINT-it

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, është shprehur i lumtur që kanë filluar të punojnë në drejtim të sanksioneve që kanë opsion edhe naftën.

“Dhe shpresoj që këtë herë të funksionojë. Po të shkoni në Kiev, Irpin apo në Bucha, do ta shihni vetë pse duhet të vendosim sanksione të tilla”, ka thënë ai, raportoi CNN-i.

Evropa, SHBA-ja e shtete tjera kanë vendosur sanksione ndaj së Rusisë që nga nisja e agresionit në Ukrainë, por deri tani nuk e kanë prekur sektorin energjetik të Rusisë.

Imazhet e civilëve të paarmatosur që ishin lidhur dhe pushkatuar, të shtrirë përgjatë rrugëve të Buchas, duket se i kanë bindur udhëheqësit të ndryshojnë qëndrim, shkruan më tej CNN.

Nafta dhe gazi i Rusisë mund të jenë objektivi i radhës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë javën e kaluar se paketa e pestë e sanksioneve nuk do të jetë e fundit.

“Po, ne tani e kemi ndaluar qymyrin, por tani duhet të shqyrtojmë naftën”, ka thënë ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *