KryesoreOpinion/Aktualitet

BE-ja po e trajton Kosovën si bërllokhane

Shkruan Agim Morina

BE-ja e paska listu Kosovën si “vend të sigurtë” për vendosjen e emigrantëve nga shtetet e saja! Nuk kanë fund çuditë e Europës fishtiane.

E para, pesë shtetet e saja Spanja, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Sllovakia vazhdojnë mos me njohë Kosovën si shtet të pavarun e sovran. Pra, përkrahin Serbinë fashiste, shkaktaren e katër luftave në Jugosllavi dhe shtetin që kreu Gjenocidin e Srebrenicës. Si asht e mundun që tash Kosova që nuk njihet as shtet me qenë “shtet i sigurtë”?

E dyta, Kosovën e kanë dënu tue i vendosë “masat e veçanta”, ndërsa Serbia që bani agresion kundër Kosovës gëzon të gjitha privilegjet e “shtetit demokratik”. Edhe kur merren masa ndëshkuese, në Serbi dënohet ndonjë individ (siç ishte rasti i Vulinit), por jo shteti, jo makineria klerofashiste e shtetit të Serbisë me Vucicin në krye.

Lexo më shumë  Ngushëllime për Papën! Për ty 17 vjeçar që vare veten, nuk kemi kohë!

E treta, Kosova asht ndër shtetet ma të vogla territorialisht, dhe ma e vorfuna ekonomikisht. Qysh asht e mundun që shtete shumfish ma të mëdha e ma të fuqishme mos me pasë vend për kampe refugjatësh? Ky asht diskriminim i hapun i “shteteve të të bardhëve”, që duhet të ruhen nga murtaja e refugjatëve, ndaj “shteteve të zezakëve”, ku mundesh me hedhë “bërllokun e refugjatëve”.

E katërta, edhe në këtë gjendje ku asht, Kosova po ban luftë për me rujtë stabilitetin politik nga ndikimet e shumta të jashtme që vijnë prej organizatash dhe shtetesh të fuqishme me agjenda antishqiptare si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi. Një gja e fundit që i duhet Kosovës asht me sjellë njerëz të cilët Kosova nuk asht në gjendje as me i kontrollu, as me i menaxhu.

Lexo më shumë  Rriten eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës

Si popull me gjysën e vet të popullsisë refugjate në botë, shqiptarët duhet me pranu refugjatë, por vetëm ata refugjatë që vijnë e kërkojnë strehim individualisht, e jo me pranu rolin e bërllokhanes së BE-së. Në një mënyrë apo tjetër sjellja masive e refugjatëve nga BE-ja u shkon për shtati vetëm agjendave dhe qarqeve antishqiptare në BE e gjetiu, që janë të interesueme me shkaktu destabilitet në Kosovë.

YouTube player
sqhrenfrdeit