Bota

BE-ja nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në Venezuelë derisa të verifikohen

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të mërkurën ka theksuar se blloku nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve në Venezuelë, derisa të bëhet verifikimi i pavarur i të dhënave. 

Borrell ka deklaruar se rezultati i 80 për qind të votave është shpallur pa u dhënë asnjë burim apo sistem që mund ta lejojë verifikimin.

Lexo më shumë  Protesta të mëdha antiqeveritare në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit

Ai ka thënë se këto rezultate të pjesshme nuk përputhen me ato të ofruara nga opozita. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së u ka kërkuar gjithashtu autoriteteve venezueliane që të mbajnë rendin mes kaosit e dhunës që ka shpërthyer si pasojë e pakënaqësisë së qytetarëve.

Deklaratat e Borrellit erdhën pasi aktivistët kundër qeverisë rrëzuan dy statuja të Hugo Chvaezit, socialistit të ndjerë autoritar që udhëhoqi Venezuelën për më shumë se një dekadë, e i cili zgjodhi Nicolas Maduron, presidentin që pretendon se i ka fituar zgjedhjet, si pasues të tij.

Lexo më shumë  Pas sulmeve në det, Trumpi: Tani do fillojmë të godasim kartelet e Meksikës

Rruga Press

YouTube player