BotaKryesore

BE-ja mund të ndërpresë furnizimin me naftë ruse për Hungarinë dhe Sllovakinë përmes tubacionit Druzhba

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së furnizimeve me naftë ruse përmes tubacionit Druzhba, që aktualisht dërgon rreth 5 milionë tonë naftë në vit për Hungarinë dhe Sllovakinë.

Sipas Bloomberg, i cili citon burime të afërta me diskutimet në Komisionin Evropian, sipas të cilave masat e reja do të synonin kryesisht furnizimet e këtyre dy vendeve, përveç nëse ato paraqesin plane konkrete për heqjen graduale nga varësia ndaj naftës ruse, transmeton Rruga Press,.

Rezistenca e Budapestit dhe Bratislavës

Të dy qeveritë kanë qenë deri tani të rezervuara ndaj çdo mase që rrezikon sigurinë e tyre energjetike. Hungaria, nën drejtimin e kryeministrit Viktor Orbán, vazhdon të mbështetet tek skema e “naftës së lirë për rafinim dhe shitje me çmime të larta”, ndërsa Sllovakia ka theksuar varësinë e saj nga furnizimet e vazhdueshme për industrinë vendase.

Lexo më shumë  Del SONDAZHI/ Bie ndjeshëm mbështetja për Trump-in

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Kievi është i gatshëm t’i furnizojë Sllovakisë gaz dhe naftë, me kusht që të mos jenë me origjinë ruse.

Paketa e re e BE-së

Masat e diskutuara për tubacionin Druzhba zhvillohen paralelisht me një paketë të re sanksionesh të prezantuar nga BE të premten. Kjo paketë parashikon:

  • ndalimin e importeve të gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) duke filluar me kontratat afatshkurtra dhe më pas edhe ato afatgjata nga 1 janari 2027;
  • sanksionimin e mbi 100 anijeve të “flotës në hije” ruse, të përdorura për të shmangur kufizimet perëndimore;
  • masa të reja kundër kompanive që ndihmojnë Moskën të vazhdojë tregtinë e energjisë, përfshirë në vendet e treta.

Ndryshe nga sanksionet klasike që kërkojnë unanimitet, masat tregtare si tarifat mund të miratohen me shumicë votash nga kryeqytetet e BE-së.

Lexo më shumë  “AKI ka goditur spiunazhin serb” - Maqedonci flet për spiunët dhe luftën hibride serbe

Presioni amerikan dhe perspektiva G7

Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë presion mbi BE-në dhe aleatët e G7 për t’u përballur më ashpër me eksportet energjetike të Moskës. Presidenti Donald Trump ka vendosur si kusht për bashkëpunimin amerikan që BE të ndalojë plotësisht importet e naftës dhe gazit rus.

Gjithashtu, Uashingtoni ka kërkuar vendosjen e tarifave deri në 100% ndaj Kinës dhe Indisë, për shkak të blerjes së naftës ruse, në përpjekje për të detyruar presidentin Vladimir Putin të ulet në tryezën e negociatave. Ky propozim pritet të hasë rezistencë në disa kryeqytete evropiane.

YouTube player