Opinion/Aktualitet

BE-ja më në fund e konfirmon zyrtarisht atë që Albin Kurti e ka thënë me këmbëngulje

Nga Frashër Oseku

BE-ja më në fund e konfirmon zyrtarisht atë që Albin Kurti e ka thënë me këmbëngulje që nga dita e parë në detyrë: shqiptarët në Serbi janë të shtypur dhe të diskriminuar sistematikisht. Kjo nuk është më vetëm deklaratë politike, por fakt i njohur ndërkombëtarisht. Dhe nëse dikush e ka ngritur këtë çështje vazhdimisht, në çdo tryezë me Vuçiçin, në çdo mbledhje në Bruksel apo samit rajonal – ai ka qenë Albin Kurti.

Lexo më shumë  Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!

Ndërkohë, opozita në Kosovë për 5 vite nuk ka nxjerrë asnjë fjalë për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Asnjë reagim, asnjë kërkesë zyrtare. Heshtje totale. Jo vetëm kaq, por janë përpjekur ta paraqesin Kurtin si “konfliktuoz” vetëm sepse nuk ka pranuar të heshtë për padrejtësitë që iu bëhen shqiptarëve në Serbi.

E për më tepër, në vend që kjo temë të ngrihej edhe nga Tirana zyrtare, Edi Rama shpesh ka heshtur, e madje ka tentuar të zbusë apo anashkalojë zërin e Kurtit, duke u bërë, dashur pa dashur, pjesë e një heshtjeje të qëllimshme.

Lexo më shumë  Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!

Por sot e vërteta doli në pah. Kurti kishte të drejtë. Ai ka punuar, ka ngritur zërin dhe nuk ka bërë pazare mbi kurrizin e shqiptarëve të lënë në harresë.

Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh besojmë ende dhe fuqishëm në Kurtin.

Rruga Press

YouTube player