KryesoreLajme

BE-ja konfirmon praninë e Von der Leyenit në takimin e liderëve evropianë që do të mbahet në Londër të dielën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë në Londër këtë të diel për të marrë pjesë në takimin joformal  midis liderëve evropianë, ku pritet të diskutohet për çështjet e sigurisë në Evropë dhe Ukrainë, ka konfirmuar një zëdhënëse e Komisionit, transmetohen The Guardian.

Konfirmimi i takimit nga ana e Bashkimit Evropian përputhet me deklaratat e kryeministrit polak, Donald Tusk, i cili kishte deklaruar të martën se liderët evropianë po planifikonin të takoheshin në Londër për të diskutuar në lidhje me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. 

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

“Përpara takimit të ardhshëm në Këshillin Evropian, do të jemi në Londër të dielën, së bashku me miqtë tanë britanikë dhe një grup liderësh, për të biseduar rreth këtyre planeve të përbashkëta në mbrojtje”, kishte thënë Tusk më herët gjatë javës. 

Liderët evropianë ishin takuar paraprakisht në Paris më datë 17 shkurt, me ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron. Pas takimit të mbajtur, ata kishin riafirmuar mbështetjen e tyre të përbashkët për Ukrainën. 

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Rruga Press

YouTube player