Bota

BE-ja ka nevojë për një investim prej 470 miliardë eurosh në vit për të luftuar ndryshimet klimatike

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se Evropa ka nevojë për një investim vjetor prej 470 miliardë eurosh për të luftuar ndryshimet klimatike, transmeton Kosova Post.

Von der Leyen, në fjalimin e saj në Konferencën e Buxhetit 2021 në Bruksel, bëri vlerësime rreth buxhetit dhe programit të rimëkëmbjes të Bashkimit Evropian (BE), shkruan AA.

Ajo njoftoi se buxheti i BE-së për vitet 2021-2027 dhe programi i rimëkëmbjes ekonomike i quajtur “Next Generation EU” arrin në 2,1 trilionë euro, duke theksuar se me burimin në fjalë do t’i japin përparësi fushave si mjedisi dhe transformimi digjital.

Lexo më shumë  Vendi në prag të luftës civile nga tensionet politike, paralajmëron ministri i Brendshëm i Sllovakisë

Duke vënë në dukje se duhet hedhur më shumë hapa lidhur me luftën kundër ndryshimeve klimatike, Von der Leyen tha se “Parashikojmë që kemi nevojë për një investim vjetor prej 470 miliardë eurosh për të luftuar ndryshimet klimatike. Për këtë arsye, 30 për qind e fondeve në buxhetin afatgjatë të BE-së dhe programin e rimëkëmbjes janë ndarë për ndryshimet klimatike”.

Von der Leyen gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e transformimit digjital. “Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) zbuloi se Evropa nuk është në të njëjtin nivel me konkurrentët e saj globalë në inovacionet teknologjike dhe investimet”, u shpreh ajo.

Lexo më shumë  BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë

Presidentja e KE-së duke vënë në dukje se 20 për qind e fondeve në pjesën e programit të rimëkëmbjes së BE-së me buxhetin më të madh, prej 672,5 miliardë euro, do të shpenzohen për transformimin digjital, tha se programi i rimëkëmbjes do të rrisë rritjen ekonomike të BE-së me rreth 2 për qind.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *