Bota

BE-ja e shpall Rusinë “shtet sponsor të terrorizmit”

Parlamenti Evropian vendosi të mërkurën të caktojë Rusinë si një “shtet që sponsorizon terrorizmin” , duke argumentuar se sulmet ushtarake të Moskës ndaj objektivave civile si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret shkelin ligjin ndërkombëtar.

Megjithatë, vendimi është kryesisht simbolik, pasi Bashkimi Evropian nuk ka një kornizë ligjore për ta mbështetur atë, raporton Reuters.

Në të njëjtën kohë, blloku tashmë ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Lexo më shumë  BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka filluar më 24 shkurt, kur presidenti rus, Vladimir Putin nisi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.

Deri më tani Rusia është akuzuar për sulme që kishin në shënjestër civilët, akuza të cilat u mohuan nga kjo e fundit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *