Bota

BE-ja bën gati fondin për Ukrainën

Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e krijimit të një fondi solidariteti për Ukrainën, për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve bazë në vend dhe për të përmbushur nevojat imediate të qytetarëve.

Sipas presidentit të  Këshillit Evropian Charles Michel, fondi do jetë shtylla kurrizore për rindërtimin e një Ukraine të lirë.

“Fondi do të jepte likuiditet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj autoriteteve dhe në një afat më të gjatë do të shërbente si shtylla kurrizore për rindërtimin e një Ukrainë të lirë dhe demokratike pasi të ndalojnë armiqësitë. Trimëria dhe qëndrueshmëria që po tregojnë ukrainasit është përulëse. BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush përballë agresionit të Kremlinit.”, u shpreh Michel.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ndërkaq, një zyrtar i BE-së i tha Reutersit se krijimi i fondit do të diskutohej në një samit të liderëve të BE javën e ardhshme.

Pushtimi rus e ka shkëputur Ukrainën nga tregjet financiare ndërkombëtare dhe fondi mund të sigurojë likuiditetin e nevojshëm për të mbajtur shërbimet qeveritare në funksion, për të vazhduar përpjekjet e mbrojtjes dhe për të ofruar shërbime bazë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *