Lajme

BE-ja anulon mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asocimit/ “Partia e Abazoviqit pjesë me partitë që janë kundër pavarësisë së Malit të Zi”

Gazetari Ismet Kallaba ka bërë me dije se BE ka anuluar mbledhjen e Këshillit të stabilizim që do të diskutohej për asocimin BE-Mal i Zi.

Në një intervistë për Euroneës Albania ai tha se partia e  Dritan Abazoviqit nuk po ecën në drejtimin e integrimit evropian.

Ai tha ndër të tjera se kriza politike në Mal të Zi është shumë e thellë.

“Ndryshimet që  kanë ndodhur e kanë thelluar krizën në Mal të Zi dhe askush nuk mund të parashikojë se cila do të jetë zgjidhja. Kemi një krizë politike që nuk po i dihet fundi.  Politika e Lëvizjes qytetare Ura është një  lëvizje pro-evropiane e cila deklarohet qoftë për BE, por nga ana tjetër politika që ka ndjekur kjo forcë politike duke u bërë duke u bërë pjesë me partitë që janë kundër pavarësisë së Malit të Zi, sigurisht që flet për diçka tjetër.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Këto hapa tregojnë që partia e drejtuar nga Abazoviqi nuk po ecën në drejtimin e integrimeve evropiane. Ditën e sotme është anuluar dhe mbledhja e Këshillit  të stabilizimit që do të mblidhje për të diskutuar stabilizimin asocimit BE-Mal i Zi.

Kryesuesi i këtij Këshilli ka njoftuar se është anuluar dhe një nga arsyet kryesore është se shumica parlamentare nuk i ka marrë parasysh sugjerimet apo rekomandimet e Komisionit të Venecias”- tha ai.

Lexo më shumë  Shqipëria renditet e katërta në Evropë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *