BotaKryesore

“BE duhet të çlirohet nga gazi rus”, Von der Leyen: Të diversifikojmë burimet e energjisë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen bëri thirrje që Bashkimi Europian të diversifikojë burimet e energjisë dhe të shkëputet nga gazi rus, i cili furnizon kontinetin e vjetër. Ajo u shpreh para deputetëve të Parlamentit Europian.

Duhet të diversifikojmë burimet e energjisë në mënyrë që të shkëputemi nga varësia e gazit rus dhe të investojmë fuqishëm në burimet e energjisë së rinovueshme”, saktësoi zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian.

Lexo më shumë  Rusia i ka dhënë informacione sekrete Iranit para se të nisë lufta

Më tej, ajo theksoi se BE duhet të mësojë nga situata e krijuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ukraina sot është më e fortë, më e lirë dhe më sovrane se në vitin 2014. Kjo është arsyeja se përse Rusia po e sulmon”, shtoi më tej Von der Leyen.

Gjermania dhe Rusia kanë firmosur së bashku ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, por ambasadori gjerman në Poloni tha se ky impiant nuk do të vendoset në punë nëse shpërthen lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

SHBA e ka refuzuar projektin në fjalë dhe ka ofruar që vetë të ndërtojë një gazsjellës me Europën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *