Bota

BE: Çdo agresion i Rusisë drejt Ukrainës do t’i kushtoj rëndë Kremlinit

The Guardian shkruan se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Borrell, po i përgjigjej propozimeve të Vladimir Putin për garancitë e sigurisë për Rusinë që do të rishkruanin në mënyrë efektive rendin e pasluftës së ftohtë.

 Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka akuzuar Rusinë se ka krijuar një përkeqësim të situatës së sigurisë në Evropë, ndërkohë që bëri thirrje për dialog në mënyrë që të shmanget konflikti në Ukrainë. The Guardian shkruan se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Borrell, po i përgjigjej propozimeve të Vladimir Putin për garancitë e sigurisë për Rusinë që do të rishkruanin në mënyrë efektive rendin e pasluftës së ftohtë.

Lexo më shumë  Gjykata serbe miraton ekstradimin në Bjellorusi të aktivistit kundër Lukashenkos

Të mërkurën Borrell foli me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ku ata mbajtën shënim propozimet e Rusisë. “Ata nënvizuan se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Një zëdhënës i departamentit të shtetit amerikan përdori një gjuhë të ngjashme: Ata theksuan nevojën për veprim të koordinuar për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe ripohuan se çdo agresion i mëtejshëm ushtarak rus kundër Ukrainës do të kishte pasoja masive për Federatën Ruse.

Rusia javën e kaluar paraqiti një listë kërkesash sigurie shumë të diskutueshme, duke përfshirë një ndalim të hyrjes së Ukrainës në NATO dhe një kufizim për vendosjen e trupave dhe armëve në krahun lindor të aleancës duke i kthyer efektivisht forcat e NATO-s aty ku ishin në 1997, përpara një zgjerimi drejt lindjes.

Lexo më shumë  Koreja e Jugut po shqyrton furnizimin e Ukrainës me armë pas marrëveshjes Rusi-Kore e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *