KryesoreLajme

BE bën thirrje për një hetim ndërkombëtar të vdekjes së Navalnyt

Bashkimi Evropian lëshoi një deklaratë për vdekjen e udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalny, dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të rrethanave të vdekjes.

Navalny vdiq të premten në një burg të largët në Arktik.

Bashkimi Evropian është i indinjuar nga vdekja e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, për të cilën thotë se përgjegjësia përfundimtare bie mbi presidentin Putin dhe autoritetet ruse.

BE i bëri thirrje Rusisë që të lejojë një hetim ndërkombëtar të pavarur dhe transparent për rrethanat e vdekjes së tij të papritur.

“BE-ja nuk do t’i kursejë përpjekjet për llogaridhënie prej udhëheqjes politike dhe autoriteteve të Rusisë, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë; dhe për vendosjen e kostove të mëtejshme për veprimet e tyre, duke përfshirë edhe me sanksione”, tha blloku .

Në deklaratë thuhet se gjatë gjithë jetës së tij, Navalny ka treguar guxim të pabesueshëm, përkushtim ndaj vendit dhe bashkëqytetarëve të tij, si dhe vendosmëri në punën kundër korrupsionit në mbarë Rusinë, duke bërë për vete shumë qytetarë në mbarë vendin.

”Kjo është arsyeja pse Putini dhe regjimi i tij kishin frikë prej tij, gjithashtu në kontekstin e vazhdimit të luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe zgjedhjeve presidenciale ruse në mars”.

Tutje thuhet se vdekja e papritur dhe tronditëse e Navalnyt është një tjetër shenjë e represionit të përshpejtuar dhe sistematik në Rusi.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Bashkimi Evropian përsërit thirrjen ndaj Rusisë që t’i lirojë menjëherë dhe pa kushte të gjithë të burgosurit e tjerë politikë, përfshirë Yuri Dmitriev, Vladimir Kara-Murza, Ilya Yashin, Alexei Gorinov, Lilia Chanysheva, Ksenia Fadeeva, Alexandra Skochilenko dhe Ivan Safronov.

YouTube player