Lajme

BE, 72 milionë euro Shqipërisë si pjesë të Paketës së Mbështetjes për Energjinë

Bashkimi Evropian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës energjetike.

Këto fonde janë pjesë e Paketës së Mbështetjes së Energjisë, shpallur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë në vitin 2022 dhe nënshkruar me Qeverinë në muajin mars të vitit 2023 në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit IPA 2023.

Lexo më shumë  Katër të arrestuar, sekuestrohet drogë me vlerë rreth 100 mijë euro në dy operacione të Policisë së Kosovës

Kjo paketë mbështet Qeverinë në zbatimin e masave për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri nga ndikimi i krizës energjetike.

“Vitin e kaluar agresioni rus kundër Ukrainës shkaktoi rritje të mëdha të çmimeve të energjisë në të gjithë botën. Nga kjo paketë mbështetëse e BE-së do të përfitojë drejtpërdrejt të gjithë përdoruesit familjarë të energjisë elektrike dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri duke e ndihmuar kështu qeverinë shqiptare që t’i mbajë çmimet e energjisë elektrike të qëndrueshme dhe që të diversifikojë burimet e energjisë.  Ky është një shembull konkret që tregon se si e mbështet BE-ja Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.

Lexo më shumë  Aksioni i Policisë në veri, armët e sekuestruara dhe deklarata e ministrit Sveçla

Në 2024-ën do të transferohen edhe 8 milionë euro të tjera në pritje të progresit që do të arrihet me zbatimin e masave përkatëse nga Qeveria.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *