Shëndetësi

BE/ 300 mijë vdekje në vit të lidhura me ndotjen e ajrit

Agjencia Evropiane për Ambient (EEA), ka thënë se vdekjet e parakohshme, të shkaktuara nga ndotja e ajrit, kanë rënë, mirëpo ende besohet se ky shkaktar çon në më shumë se 300,000 vdekje në vit.

Kjo Agjenci ka thënë në raportin e publikuar më 15 nëntor që nëse zbatohen udhëzimet e fundit për kualitet të ajrit të përpiluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i viktimave mund të përgjysmohet.

Më 2019 ishin regjistruar rreth 307,000 vdekje si pasojë e ajrit të ndotur, derisa më 2018, 346,000. Ulja e numrit të viktimave në krahasim me vitin 2018 i është atribuuar përmirësimit të kualitetit të ajrit në kontinentin evropian.

Lexo më shumë  Asetet ruse për Ukrainën, vendet anëtare të BE bien dakord në parim për konfiskimin

Më 2019, Polonia ka regjistruar 39,300 vdekje, njëherësh shifrën më të lartë për kokë banori. Sipas Agjencisë Evropiane për Ambient, në fillim të viteve 1990, copëzat tejet të vogla të ajrit – të cilat hyjnë thellë në mushkëri – kanë çuar në gati një milion vdekje të parakohshme në 27 vendet e Bashkimit Evropian.

Blloku evropian ka thënë se dëshiron të zvogëlojë numrin e vdekjeve si pasojë e ndotjes, për të paktën 55 për qind më 2030, në krahasim me shifrat e vitit 2005, kur ishin regjistruar 450,000 të tilla. Nëse shifrat do të ulen me ritmin aktual, Agjencia ka vlerësuar se synimi do të arrihet më 2032.

Lexo më shumë  Për herë të parë tani gratë shtatëzanë në Kosovë mund të bëjnë analizën e amniocintezes në QKUK

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *