Bota

BBC-ja sjell dëshminë: Si e kanë ndryshuar Rusinë 100 ditët e luftës

Njëqind ditët e fundit nuk kanë shkatërruar vetëm Ukrainën pas nisjes së agresionit nga Moska. Ditët e luftës kanë ndryshuar edhe Rusinë.

Redaktori i BBC-së në Rusi, Steve Rosenberg, sqaron se ky nuk është më ai me të cilin ishin mësuar të gjithë, por se të jep ndjesinë e një shteti të ndryshuar.

“Ikën organet e pavarura të lajmeve që lexoja, shikoja dhe dëgjoja. Ata ose janë mbyllur ose janë bllokuar.

Shumë nga dyqanet dhe kafenetë perëndimore që dikur mbushnin qendrat tregtare këtu, janë zhdukur. Qindra kompani ndërkombëtare janë tërhequr nga Rusia në shenjë proteste ndaj pushtimit.

Lexo më shumë  Shefi i NATO-s, Rutte: Është koha të kalojmë në mendësinë e kohës së luftës

Një gjë që është me shumicë në këtë kohë, është propaganda.

Nga mëngjesi në mbrëmje, televizioni shtetëror rus siguron shikuesit se ajo që trupat ruse po bëjnë në Ukrainë është e nevojshme, e pashmangshme dhe jo një luftë e vërtetë.

Kremlini ende i qëndron pretendimit të tij se ky është një ‘operacion ushtarak’ i kufizuar, i krijuar për të luftuar nazistët, ultra-nacionalistët dhe për të sjellë paqen dhe çlirimin në Ukrainë.

Në një kohë që je gjatë të gjithë kohës i bombarduar nga dyshimi në lidhje me atë se çfarë po ndodh, të krijohet ndjesia se jeni një personazh në librin “1984” të George Orwell.

Lexo më shumë  40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën

Ekonomia ruse nuk ka rënë nën presionin e sanksioneve. Por vendi më i madh në botë tani nuk është në gjendje të importojë shumë nga mallrat që importonte dikur, duke përfshirë artikujt e teknologjisë së lartë. Embargoja e naftës e BE-së pritet t’i kushtojë Moskës miliarda dollarë të ardhura të humbura nga eksporti.

Rusët po përgatiten për kohë të vështira përpara”, është shprehur ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *