Bota

BBC/Drejtuan skemën e pastrimit të parave prej 70 milionë paund, si u zbuluan mashtruesit ndërkombëtarë

Dy persona janë dënuar me 33 vjet burg për shkak se drejtonin një skemë të pastrimit të parave prej 70 milionë paund. BBC shkruan se ata pastruan 10 milion paund, nëpërmjet kredive që jepte qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për bizneset që ishin prekur nga pandemia.

Artem Terzyan, 38 vjeç, nga Rusia dhe Deivis Grochiatskij, 44 vjeç, nga Lituania u dënuan në fillim të këtij muaji në Gjykatën e Kingston Crown.

Të dy u arrestuan për herë të parë në vitin 2018 pas një operacioni policor të filluar që në 2017. Oficerët e policisë nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia Metropolitane panë çanta të mëdha me para që po transportoheshin në banesat e tyre në Londrën Lindore.

Të dy burrat , hapën llogari bankare në emra të kompanive të ndryshme false që kishin krijuar, tha NCA. Paratë u dërguan më pas nga një kompani në tjetrën “në një rrjet kompleks transferimesh”, përpara se të dërgoheshin në llogaritë në Gjermani, Republikën Çeke, Emiratet e Bashkuara Arabe, Hong Kong dhe Singapor.

Lexo më shumë  Borrell: Disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze në maj

Dy personat ndërkohë që ishin arrest shtëpie, pas arrestimit të tyre në vitin 2018 ngritën një skeme mashtruese kredish për kompanitë guackë që kishin krijuar. Kreditë ishin një nga masat që mori qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur ekonominë e vendit nga pandemia. Ata arritën të merrnin, nga një bankë e vetme shifrën e 3.2 milion paundëve dhe arritën të merrnin në total 10 milion paund nga institucionet bankare britanike.Drejtuan skemën e pastrimit të parave prej 70 milionë paund, si uDeivis Grochiatskij ndihmoi në krijimin e kompanive të pastrimit të parave

“Pastrim i sofistikuar parash”

Në Gjykatën e Kingston Crown, Terzyan u dënua me 17 vjet burg dhe Grochiatskij me 16 vjet pasi u dënuan pas gjyqit. Andy Tickner, nga Partneriteti i Krimit të Organizuar, tha se dyshja kishin ndërtuar “një sistem të sofistikuar, në shkallë të gjerë të pastrimit të parave”.

“Ata e bënë këtë duke krijuar qindra kompani false dhe duke përdorur një rrjet ndërkombëtar kriminelësh nën kontrollin e tyre,” shtoi ai.

“Për ta kryesuar, ata vodhën mbi 10 milionë £ nga taksapaguesit britanikë në atë që besohet të jetë një nga mashtrimet më të mëdha të huasë që kur skema u prezantua në vitin 2020,” shkruan BBC

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *