Lajme

BB, kritika Shqipërisë:70% e mbetjeve nuk menaxhohen si duhet, 147 mld dollarë dëm në vit nga tërmetet e përmbytjet

Megjithëse buxheti i shtetit po jep miliona euro vitet e fundit për industrinë e incineratorëve një raport i fundit i Bankës Botërore kritikon Shqipërinë për faktin se 70 përqind e mbetjeve nuk trajtohen në mënyrën e duhur. BB evidenton se dëmet në mjedis po shkaktojnë rreth 147 milionë euro dëm çdo vit nga përmbytjet dhe tërmetet.

Edhe pse janë paguar miliona euro për incineratorët, 70% e mbetjeve në Shqipëri nuk menaxhohen si duhet.

Ky është qëndrimi i Bankës Botërore për Shqipërinë, në raportin e fundit të Memorandumit Ekonomik për Shtetet.

Sipas këtij raporti, Shqipërisë i duhet të krijojë një model ekonomik të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe më të fortë ndaj fatkeqësive natyrore pasi sipas saj tërmetet dhe përmbytjet shkaktojnë rreth 147 milionë dollarë dëme çdo vit.

Lexo më shumë  Guvernatori Ismaili për Bloomberg: Kosova drejt rekordit të investimeve të huaja direkte

Banka Botërore sugjeron së Shqipëria duhet të investojë më së shumti në aftësitë e fuqisë punëtore, rritjen e produktivitetit të firmave dhe forcimin e financave publike.

Në raport bëhet me dije se Shqipërisë do t’i duhet të reformojë sistemin universitar dhe të zhvillojë aftësitë që përshtaten më mirë me nevojat e tregut të punës.

Ndërsa për të rritur produktivitetin e firmave shqiptare, Shqipërisë i kërkohet të përmirësojë mjedisin e biznesit dhe të forcojë inovacionin si kushte për përfshirjen e shqiptarëve në ekonominë globale.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Një tjetër shqetësim i Bankës Botërore lidhet me borxhin publik.

Referuar raportit, ky tregues është shumë më i lartë se mesatarja e borxhit në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për të garantuar qëndrueshmërinë e financave të vendit, sipas këtij institucioni është e nevojshme që normat e tatimit mbi të ardhurat personale të jenë më të drejta, të rriten të ardhurat nga TVSH-ja dhe të riforcohet besueshmëria e politikës fiskale./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *