Lajme

Baza ajrore e Kuçovës i kalon NATO-s, sot nisin punimet

Ditën e sotme ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë.

Ajo do të kthehet në një bazë ajrore të NATO-s. Për kryeministrin Edi Rama kjo është një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore.

“Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s një mundësi e shkëlqyer për forcat tona të armatosura në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore”, shkruan Rama.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha gjatë fjalës së tij përzgjedhja e Shqipërisë është një mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi ndërsa theksoi se nuk do ishin këtu pa ndihmën e aleatëve.

“Sot shndërrojmë ceremoninë e punimeve. Dua të falënderoj kryeministrin për vëmendjen për këtë projekt.

Jemi gati të vendosim gurin e themelit për fillimin e punimeve. Nuk do ishim këtu pa ndihmën e aleatëve tonë. Ky projekt mori jetë tre vite më parë kur morën zyrtarisht lajmin për këtë projekt.

Përzgjedhja e Shqipërisë është një mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi. Ky zhvillim vjen në një periudhë të trazuar në kufijtë lindor të aleancës”, tha Peleshi.

Lexo më shumë  Osmani takohet me zyrtarë të Qatar Development Fund, flasin për përkrahjen e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

Rruga Press

YouTube player