Bota

Baykar kryen testimet e reja të fluturakes turke pa pilot Akinci B, e armatosur me tërë kapacitetin

Kompania turke Baykar ka njoftuar se me sukses ka testuar fluturaken më moderne pa pilot Akinci, që me tërë kapacitetin është armatosur.

Në fakt kompania Baykar që zhvillon këtë dron, ka shpërndarë në profilin zyrtar në Twitter videon ku shihet droni Akinci B i armatosur me tërë kapacitetin – më saktësisht me nëntë të ashtuquajtura “stacione”.

Kjo fluturake turke pa pilot e gjeneratës së re mund të kryej fluturime me disa lloje të municioneve – e gjatë fluturimit testues është përdorur municioni prodhim vendor (turk) Teber-82 dhe MAM-T.

Fluturakja pa pilot më herët ishte testuar me një komplet të Teber-72, që e ka zhvilluar kompania Roketsun.

Kompania turke Baykar më herët kishte kryer më shumë teste të fluturakes pa pilot Akinci – duke theksuar se kjo fluturake ka thyer disa rekorde kur bëhet fjalë për fluturimet e gjata.

Në qershor, Akinci B kreu fluturimin në një kohë prej 20 orëve dhe 23 minuta, dhe kështu kishte arritur të ngjitet në një lartësi prej 13.716 metra.

Rruga Press

Lexo më shumë  Si e ndoqi Joe Biden sulmin iranian ndaj Izraelit “në kohë reale” – dhe çfarë i tha ai Netanyahut
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *