Sport

Bayerni hyn në garë për Xhakën

Sipas raportimeve në mediat në Zvicër, Bayern Munichu ka hyrë në garë për shërbimet e mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.

Siç shkruan “4-4-2.ch”, kampioni gjerman ka bërë gati edhe ofertën për 31-vjeçarin.

Në raportim thuhet se Bayerni do t’i ofrojë kontratë trevjeçare Xhakës, me mundësi për një tjetër vit shtesë.

Lexo më shumë  Si do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike në Paris?

Deri tash është raportuar në vazhdimësi se Xhaka ka marrëveshje me Bayer Leverkusenin. Është thënë se Leverkuseni do të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e kapitenit të Zvicrës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *