E luftojnë me propagandë Qeverinë Kurti, por i duan subvencionet e saj/ Batoni dhe Berati nuk i rezistojnë dot Superpunës
Platforma “Superpuna”, iniciative e Qeverisë së Kosovës e nisur një vit më parë, ka korrur një sukses të madh në punësimin e të rinjve.
Nga kjo platformë, sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, janë subvencionuar afër 9.400 persona. Nga ky numër, 3.108 të rinj kanë vazhduar punën duke lidhur kontrata të rregullta me kompanitë private.
Këtij subvencioni nuk kanë mundur t’i rezistojnë as Baton Haxhiu e Berat Buzhala, duke qenë se media e secilit prej tyre ka aplikuar dhe ka pranuar subvencione nga shteti i Kosovës për të rinj të punësuar.
Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala me mediat e tyre i prijnë luftimit të Qeverisë Kurti përmes propagandës dhe lajmeve sugjestionuese, deri në shkelje të rënda të etikës mediatike dhe interesit shtetëror, pavarësisht ecurisë së mirë të punës së ekzekutivit të Kosovës në zhvillimin e shtetit, në aspektin e demokracisë, të sigurisë, ekonomisë, e poashtu edhe në politikat sociale.
Më parë, Batoni e Berati “subvencionoheshin” nga institucionet e Kosovës nepërmjet kontratave dhjetëra mijëra euroshe të marketingut, ndërsa tani, si për ironi, mundohen të menaxhojnë mirë fondet e biznesit duke përfituar edhe nga subvencionet e platformës Superpuna.
Vlen të theksohet se pas lëvizjeve politike për të integruar komunitetin serb në institucionet dhe shtetin e Kosovës, një arritje e rëndësishme simbolike është dhe integrimi i Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës në skemat subvencionuese.
Rruga Press