Opinion/Aktualitet

Bateritë e harxhuara të nacionalizmit primitiv maqedonas po karikohen me parulla antishqiptare

Nga Emin Azemi

Të ashtuquajturit nacionalistë maqedonas nuk dinë as të bëjnë protesta normale. Ata patjetër duhet t’i ofendojnë shqiptarët, për të qenë tamam protestues të thekur. Nuk je tamam nacionalist maqedonas, nëse nuk licencohesh për të sharë e fyer shqiptarët. Sepse ata janë edukuar me një frymë antishqiptare, e ndjekur që nga çerdhja e fëmijëve e deri te liturgjitë kishtare. Madje edhe këto të fundit përzihen me dofarë këngësh ku “shqiptarët e mallkuar” janë objekt urrejtjesh patologjike. Prandaj një maqedonas i rritur, kur vendos të protesojë edhe për ndotjen e ajrit, ose për ngordhjen e peshqve në ujërat e Alaskës, mendon se fajtor kryesor për këtë janë shqiptarët.

Për të parë kulturën protestuese të një populli, mjafton të ndjekësh me vëmendje sjelljet e tifozëve të futbollit. Meqë ra fjala, tifozët maqedonas janë shumë të çuditshëm, sepse ka ndodhur që ata të brohorisin “vdekje shqiptarëve” edhe atëherë kur në stadium ka patur plot futbolistë shqiptarë që kanë luajtur për përfaqësuesen e Maqedonisë (!)

Këso protestuesish  paçavure rrallë gjen njeriu në botë, paçka se për të qenë krejt nacionalist  i veçant maqedonas duhet të jesh i paisur me pasaportë bullgare, të jesh ithtar i muzikës dhe zgarës serbe, por patjetër të posedosh urrejte që në fëmijëri ndaj shqiptarëve. Pra, në Maqedoni nuk quhesh tamam nacionalist, nëse nuk ke në gen disa prirje antishqiptare. Me farat e urejtjes antishqiptare, këta të ashjtuqujturit nacionalistë maqedonas duan të mbjellin për fëmijët e tyre një fushë të gjerë me therra, sepse verbëria nacionaliste ata nuk i lejon të bëjnë ura miqësie me fqinjët shqiptarë.

Edhe në protestën e mbrëmshme, në ditën e pestë me radhë, protestuesit maqedonas pakënaqësitë e tyre ndaj Bullgarisë i shfrynin ndaj Skënderbeut në bronz, duke e gjuajtur me ngjyrë dhe me gjësende të forta. Mbrëmë, protestuesit maqedonas tentuan të futen edhe në pjesën shqiptare të Shkupit, por policia në momentin e fundit i pengoi.

Çfarë race janë këta nacionalistë primitivë maqedonas, që kanë kaq shumë urrejtje ndaj shqiptarëve? Pse e kanë këtë mllef me shqiptarët, kur këta të fundit asnjëherë nuk ua mohuan maqedonasve gjuhën, kishën, historinë. Janë bullgarët, grekët e serbët që sabah e aksham ua mohohojnë identitetin maqedonasve, por të ashtuqujaturit nacionalistë maqedonas me pasaporta bullgare dhe me prirje muzikore poroserbe, janë tepër të kulturuar ndaj tyre. Të ashuqujaturit nacionalistë maqedonas nuk luftojnë për gjuhën dhe historinë  tyre që ua mohojnë serbët e bullgarët, por luftojnë kundër gjuhës shqipe që ajo të vazhdojë të trajtohet si 20%. Ata luftojnë kundër hapjes së një shkolle të mesme në gjuhën shqipe në Manastir, si dhe kundër fëmijëve shqiptarë në disa fshatra të Shkupit, të cilët janë të detyruar të mësojnë në shkolla maqedonase.

Për një protestues të thjeshtë maqedonas i verbuar me nacionalizëm primitiv, elementi shqiptar paraqet problem, madje edhe atëherë kur ministri i Jashtëm është i përaktësisë kombëtare shqiptare. Bujar Osmanin ata e quajn Bugar Osmani, sepse më lehtë e kanë t’i bien samarit në vend të kalit. Në fakt të gjitha protestat e të ashtuquajturve nacionalistë maqedonas janë shndërruar në stalla kuajsh, sepse gjatë gjithë ditës ata urinojnë dhe i kryejnë nevojat fiziologjike afër banesave dhe krejt pranë tendave që i kanë ngritur përballë ndërtesës së Qeverisë. Nëse ndonjë banorë merr guximin të ankohet për sjelljet e tyre jocivilizuese, të ashtuqujaturit nacionalistë  maqedonas në majë të gjuhës e kanë klithmën “po e mbrojmë Maqedoninë!”.

Por në vend se ta mbrojnë Maqedoninë nga primitivizmi i tyre, ata po mbrohen nga shqiptarët që me asgjë nuk po provokojnë, ndonëse me ta bashkëjetojnë me shekuj. Frustrimi maqedonas burimin e ka në ndryshimin e realitetit, ku shqiptarët kanë arritur të përfshihen në disa segmente të jetës publike në Maqedoninë e Veriut. Të mësuar me portretin e shqiptarëve sharraxhinj e pastrues rrugësh, të ashtuquajturit nacionalistë maqedonas e kanë vështirë sot ta imagjinojnë që diplomacinë e shtetit mund ta udhëheq një shqiptar, që emrin fundja e ka pastër shqip. Ky frustrim është i shtresuar dhe i fyrmëzuar në shkollat e vjetra serbe, në të cilat që moti ishte kultivuar një pasqyrë e deformuar për shqiptarët, të cilët në të shumtën e rasteve paraqiteshin njerëz me bisht. Këta nxënës të dobët të Garashaninit, Çubrilloviqit, Gjorgjeviqit që po çirren rrugëve të Shkupit kundër shqiptarëve, duken shumë tragjikomik, sepse në njërën anë dalin me qëndrime gjoja kundër një propozimi francez që i hap rrugë  negociatve të Maqedonisë së Veriut  me BE-në, kurse në anën tjetër bateritë e harxhuara të nacionalizmit primitiv mundohen t’i karikojnë me parulla antishqiptare.

Këso protestuesish sharltan nuk mund të gjesh në asnjë cep të globit, sepse gjithkund protestat kanë një kauzë. Në protestat maqedonase kauza humb dikund rrugës, sepse në rrugët dhe sheshet e Shkupit kërkohet të mbrohet identiteti i kërcënuar maqedonas, por në anën tjetër në këto manifestime publike po ndodhë një farsë tragjikomike, pasi nacionalizmi i ashtuqujatur maqedonas ka frymë antishqiptare. Kjo frymë, që po përvijohet nëpër këto protesta ka për qëllim të devijojë platformën protestuese, duke futur elemente të mosdurimit ndëretnik, me theks të posaçëm  futjen e një konflikti të panevojshëm  me shqiptarët si kompenzim i betejave të humbura identitare me bullgarët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *