BallinaLajme

Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet nga lejet e pallateve, rritet me 40% taksa mbi pronën

Në projektbuxhetin  e vitit 2021, Bashkia e Tiranës parashikon të  mbledhë 14 miliardë lekë ose  115 milionë euro  nga taksat dhe tarifat që do të paguajnë bizneset dhe familjarët.

Edhe pse në kohë pandemie në krahasim me vitin 2020 mbledhja e taksave parashikohet të rritet më 2.6%. Por dukshëm bie në sy fakti se bashkia nuk është tërhequr nga lejet për pallate shumëkatshe, pasi  peshën kryesore në të ardhurat parashikon ti sigurojë nga “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, nga e cila pritet të mblidhen 4.8 miliardë lekë, ose një e treta e të ardhurave totale.

Edhe në dy vitet në vijim, deri në 2023, bashkia planifikon të mbledhë po kaq të ardhura nga ky zë, duke sinjalizuar për një vijim të vrullit të lejeve të ndërtimit të paktën në tre vitet e ardhshme, por nga ana tjetër duke e bërë bashkinë e kryeqytetit të varur nga ndërtimet për sigurimin e fondeve në buxhetin e saj.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Ndryshe nga çdo fushë tjetër e aktivitetit tregtar, sektori i ndërtimit ka vazhduar të jetë një prej shtyllave bazë të zhvillimit ekonomik dhe njëri prej aktiviteteve që sjell më shumë të ardhura. Vlen të theksohet që ky sektor nuk është ndikuar sikundër sektorët e tjerë nga masat kufizuese të pandemisë”, thuhet në relacionin e Bashkisë.

Bashkia vijon më tej  justifikimin se ndërtimet parashikohen në zonat në zhvillim.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Kjo për arsye se të ardhurat nga kjo taksë parashikohet të mbështeten kryesisht në zhvillimet e reja që pritet t’i shtohen Tiranës në zonën e mirëplanifikuar të Bulevardit të Ri, ku është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili i hap rrugë zhvillimit”.

Pas ndërtimit  zëri i dytë që sjell më shumë të ardhura është taksa mbi pasurinë e paluajtshme me 18% të totalit. Qytetarët dhe bizneset pritet të paguajnë 2.6 miliardë lekë taksa mbi pronën në 2021, me një rritje të ndjeshme prej 40% në krahasim me pritshmërinë e 2020-s .

YouTube player